TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, shkaktuar një tërmet të vërtetë në Shqipëri, ku opozita kërkoi dhe njëherë largimin e Edi Ramës. Por përveç akuzave politike, pati dhe një sulm ndaj gazetarit gjerman, Peter Tiede.
Në profilin e tij në Facebook, gjatë mbrëmjes së djeshme u dyndën me qindra qytetarë që sulmonin atë. Në profilin e tij, mbështetës së PS me profile fallco i komentonin gazetarit, duke e sharë dhe ofenduar. Mbështetës të Partisë Socialiste, me profilet e tyre ose dhe me profile false kanë komentuar në postimet e gazetarit duke mos u përmbajtur në fjalët që i drejtoheshin.
Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.
Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.
Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.
Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.
