TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike deklaron se largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimit dhe çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.
Një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gjermania “Bild”, ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha para mediave se kur bëhet fjalë për pushtetin, Rama është i paparashikueshëm dhe nuk zhgënjen, pasi në vend të jepte dorëheqjen, po mbron Dakon dhe kërcënon.
“Pas skandalit të publikuar nga Bild ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe drejtuesi i fushatës së PS është një trafikant droge të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës por kur bëhet fjalë për mbajtjen e pushtetit, Rama është i paparashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë, kryeministri i ardhur në pushtet me votat e krimit jo vetëm nuk po konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Dakos duke kërcënuar këdo.
Me apo pa dorëheqje, Ramën nuk e beson më askush.
Edhe ata që besonin sado pak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.
Nëse do ishte e kundërta Rama do kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë”, tha Alibeaj.