AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 13:13

EMRAT/ Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, lirohet gardisti

EMRAT/ Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, lirohet


Gjykata e Tiranës ka liruar Florian Hysën, gardistin i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e plagosjes.

Hysa në seancën gjyqësore pohoi se ka qenë ngjarje aksidentale pasi personi i plagosur, 22-vjeçari Lorenc Doçi, i ka kërkuar të shikojë armën dhe me pas ka tentuar t’ia marrë me dhunë.

Si pasojë e ngjarjes, Doçi u plagos afër krahut të majtë, në pjesën e gjoksit dhe është në spital.

Ngjarja ndodhi në Kodër Kamëz dy ditë më parë, në kryqëzimin mes rrugës “Ramadan Çitaku” dhe rrugës së “Balshajve”, ku efektivi i Gardës ka përdorur armën e shërbimit.