TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni i ndërtimit, Arben Veliko i përfshirë në atentatin e sajuar në Novoselë më 12 maj, ka kërcënuar sot mediat dhe gazetarët e pranishëm në gjyqin në ngarkim të tij dhe Romario Alliajt.
“Plehra, qërohuni. Mos filmoni, më shiko këtu në sy më shiko. Do t’jua tregoj unë kur të dal jashtë”-është shprehur Veliko në gjykatë.
Më 12 maj 2019, në Novoselë, u raportua për një atentat me armë zjarri ndaj Velikos. Pak ditë më parë, policia e Shtetit njoftoi arrestimin e të dyve pasi rezultoi se atentati ishte i rremë.
Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë.
Kjo do t’i shërbente më pas Alliaj dhe Velikos që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.