SPORT, 19 Gusht 2020, 22:59

Champions League/ Bayern likuidon Lyonin, në finale ndaj PSG

Champions League/ Bayern likuidon Lyonin, në finale ndaj PSG

Për herë të parë në historinë e Champions League do të kemi një finale mes Bayern Mynihut dhe PSG-së. Këta të fundit e siguruan mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjermanët mundën sonte pa shumë vuajtje Olimpik Lyonin (0-3), falë golave të Gnabrit në pjesën e parë dhe një rrjete në fund të Lewandowskit.

Gnabri shënoi dy herë në minutat 18' dhe 33' dhe kaq i mjaftoi kampionëve të Gjermanisë për të vazhduar objektivin e tyre sezonal, tripletën. Pjesa e parë foli e gjitha për skuadrën e Hansi Flik, ndërsa në fraksionin e dytë francezët u munduan të reagojnë, por pa rezultat.

Shifrat 0-2 vazhduan deri afër fundit të sfidës (88') kur Levandovski vendosi emrin e tij në listën e golashënuesve dhe fiksoi rezultatin në 0-3. Kështu, Bayern shkon në delir sepse arrin të prekë finalen, pas një sezoni të çuditshëm, ku ndërruan trajner dhe u detyruan të ndalen prej pandemisë, por më pas shpërthyen duke dalë në versionin e tyre më të mirë.

Bayern Mynih-Olimpik Lyon 3-0

Gnabri 18’ 33’, Lewandowski 88′