AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 10:04

PSG humb në shtëpi pas një viti e gjysmë

PSG humb në shtëpi pas një viti e gjysmë


PSG ka pësuar humbjen e dytë të sezonit teksa është mposhtur 2-0 ndaj Reims. Skuadra e Tuchel ka bërë një ndeshje të dobët, por mbetet në vend të parë me pikë të barabarta me Angers. Kjo është humbja e parë që prej majit të vitit 2018 në shtëpi për kampionët në fuqi.

Me mungesën e Icardi-t dhe Cavani-t, në qendër të sulmit është vendosur edhe njëherë Choupo-Moting. Përkrah tij kanë qenë Neymar dhe Sarabia.

PSG ka dominuar ndeshjen në çdo aspekt, por pa arritur të depërtojë në zonën kundërshtare dhe si pasojë nuk ka krijuar asnjë mundësi të pastër goli.

Mungesat e shumta ndiheshin, po ashtu edhe lodhja e fundjavës. Miqtë u treguan cinikë, duke shfrytëzuar rastin e vetëm me Kamara në minutën e 29’ të takimit.

Vetëm një goditje kanë bërë miqtë në kuadrat, edhe ajo ka përfunduar në rrjetë. Pas pushimit PSG nuk bëri reagimin e duhur dhe ka regjistruar humbjen e dytë në shtatë ndeshje.