TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që këtë të shtunë të shijojë një ndeshje futbolli mes të rinjve demokratë.
I veshur sportiv e mes të rinjve, lideri i demokratëve thekson se ndeshja në fjalë është bërë për qëllime bamirësie, ndërsa fondet do u shkojnë familjeve në nevojë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë, në këtë ndeshje futbolli mes degës nr.5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës, nuk kanë munguar as mesazhet politike, ndërsa në fanellat e lojtarëve shkruhet ‘Rama ik’.
“Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie, nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
#ditemetemira”, shkruan kryeopozitari Basha.