AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 12:48

PROVOKIMI/ “S’më lejuan të hyjë në fshat”, Vuçiç telefonon banorët e Drenicës: Serbia do t’u qëndrojë prapa

PROVOKIMI/ “S’më lejuan të hyjë në fshat”,

Protestat e shqiptarëve të Kosovës dhe urdhri i Haradinaj e kanë ndaluar presidenti serb Aleksandër Vuçiç të takohet me banorët e fshatit Banjë dhe Skënderaj.

Pas ndalimit Vuçiç iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

Vuçiç u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiç nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

Tensionet arrijnë kulmin, Vuçiç ndalohet nga Policia e Kosovës

Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Agjenda për vizitën në Kosovë

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë,

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.TPZ.AL