AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 09:08

Digjet makina në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Digjet makina në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës është djegur një mjet tip ‘Benz’. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA007EP ka qenë i parkuar poshtë një pallati. Mjeti i përket 27 vjeçarit me iniciale R.B.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë, më pas zjarrfikësit e këtij qyteti kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të fikur zjarrin por makina ishte djegur plotësisht.

Policia është duke punuar për të zbardhur të plotë shkaqet e djegies së mjetit, dyshimet e para janë se është zjarrevënie e qëllimshme. 27 vjeçari ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt.TPZ.AL