TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbrëmjes së kaluar janë aksidentuar 4 makina në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës.
Nga aksidenti tre persona kanë marrë plagë të rënda ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë, aktualisht janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë në spitalin Rajonal Elbasan. Bëhet me dije se personat e aksidentuar janë shtetas polak.
Siç duket edhe nga pamjet njëri prej mjeteve është kthyer përmbys në rrugë, ndërsa mjetet e tjera kanë marrë dëmtime të lehta.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë ngushtimi i rrugës në zonën ku ka ndodhur rrëshkitja e masivit shkëmbor në fillim të këtij viti.TPZ.AL