AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 09:57

Përplasen 2 makina në Berat, 5 të plagosur

Përplasen 2 makina në Berat, 5 të plagosur

Vetëm pak minuta më para ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT. Një makinë tip ‘Huyndai’ me targa greke është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Benz’ dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.

Shoferi i mjetit me targa greke, J.P është nisur për mjekim drejtë Spitalit të Traumës, për shkak të plagëve të shumta.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.TPZ.AL