TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas bllokimit të rrugës nga qytetarët me anë të barrikadave, kamionëve, në rrugën Skënderaj-Mitrovicë, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të tërheqë lejen e dhënë për vizitë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç në zonën e Drenicës gjatë ditës së sotme në kuadër të vizitës dy ditore në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.
“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen për lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thotë Haradinaj.
Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj vjen pas protestës së qytetareve në zonën e Drenicës.
Ata bllokuan aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.
Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç kishte planifikuar ta vizitonte në orën 09:15.
Agjenda e Vuçiçit në ditën e dytë të viztës në Veri të Kosoves:
Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.
Dje Vuçiq ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan. TPZ.AL