TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca gjyqësore e ditës së sotme ndaj kuksianëve të arrestur në Rrugën e Kombit, ka nisur mjaft e tensionuar, ndërkohë që deputetët e PD-së janë konfrontuar me policinë. Qytetarë dhe familjarë të të arrestuarve po protestojnë duke bllokuar rrugët. Por, kryeministri Rama duket i pashqetësuar nga këto ngjarje. Ai ka ndezur urgjentisht ERTV-në, (Edi Rama TV), ku po transmetohet një mbledhje e Komisionit të Ekonomisë. Statusin e tij Rama e shoqëron me disa simbole që tregojnë buzëqeshje dhe kënaqësi.
"ERTV Live
?:Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, kërkon nga Ministri Ahmetaj shpjegime për skemëm që do të aplikohet sipas kontratës, për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit, banorët e zonës së Kukësit, të cilët do të kenë trajtim të ndryshëm nga udhëtarët e tjerë."
Megjithatë në status, Rama shprehet se banorët e Kukësit, që janë përdorues të shpeshtë të Rrugës së Kombit, do të kenë trajtim të ndryshëm.
/TPZ.AL/