TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ku janë përfshirë të paktën pesë makina ka ndodhur pak momente më parë në Unazën e Tiranës.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Aksidenti ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në Unazë, pasi makinat e përfshira në përplasje kanë mbetur në rrugë, ndërkohë që shoferët shihen jashtë tyre në pritje të Policisë Rrugore.