TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
KLP ka votuar unanimisht emrin e Altin Dumanit si drejtues të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.
Mësohet se KLP ka miratuar unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve pranë këtij institucioni. Këshilltarët e miratuar pranë KLP janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mirela Kapo, Mihallaq Bleta, Vitjuna Mata dhe Ornela Rrumbullaku.
Ndërkohë në mbledhjen e ditës së sotme të KLP është edhe shqyrtimi rreth kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.