TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke ripërsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Mes thirrjeve “Universiteti nuk është i pedagogëve dhe politikanëve, por është i studentëve”, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre në ditën e pestë parë godinës në “rrugën e Durrësit.
Pas dorëzimit të pikave të tyre tek ministria, studentët sot i janë drejtuar edhe kreut të qeverisë dhe kreut të Kuvendit me shkresë të prerë se kushtet e tyre janë të panegociueshme.
Shqetësimet e studentëve bazohen nga tarifat e studimeve, tek kushtet në konviktet, ndërsa prej ditës së djeshme kanë nxjerrë edhe emra pedagogësh, të cilët marrin ryshfet në këmbim të një note kaluese në disa universitete të vendit.