TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
56-vjecarja nga Fieri Ilirjana Tafa, nënë e dy fëmijëve është zhdukur prej 5 ditësh, ndërsa është shpallur në kërkim nga familjarët dhe policia.
Bashkëshorti i saj Besniku, së bashku me familjarë të tjerë ka ditë që e kërkon, por pa mundur ta gjejnë askund gruan.
Gruaja vuante nga depresioni por jo në atë shkallë sa të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem.
“Doli në datën 5 në mëngjes për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më”- thotë Besniku.
Edhe pse e kanë kërkuar, jo vetëm në Fier, familjarët dhe bashkëshorti i Liljanës bëjnë apel për ndihmë.
56-vjecarja Liljana Tafa është deklaruar e humbur nga familjarët dhe policia, fotografia e saj është shpërndarë kudo, duke shpresuar se dikush mund ta shoh, për ta rikthyer në shtëpi./BW/