AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 14:29

Reagon Këshilli Studentor: Dënojmë dhunën, ja pse larguam pedagogun

Këshilli Studentor ka reaguar përmes një deklarate pas tensioneve dhe largimit me forcë të pedagogut Jani Marka nga protesta e studenteve tek Ministria e Arsimit.

Këshilli Studentor thotë se dënon dhunën dhe se pedagogu është larguar, pasi është anëtar i një organizate me orientim politik.

Këshilli Studentor shprehet se kërkon plotësimin e kushteve të studenteve dhe asnjë ndikim politik.