AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 14:55

Studentët të vendosur/ Shkresë Ramës e Nikollës: Këto janë 8 kushtet tona të panegociueshme

Po vijon normalisht protesta para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Këshillat studentorë u kanë dërguar një kërkesë me 8 pika kryeministrit Rama, ministres së Arsimit Nikolla dhe universiteteve publike.

“Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”, lexohet në fund të kërkesës.