AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 12:49

Ylli i Cityt i sulmon gazetarët: Ju e nxitni racizmin

Ylli i Cityt i sulmon gazetarët: Ju e nxitni racizmin
Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, i ka kritikuar gazetat duke thënë se mënyra se si raportohet për të bën që ai të portretizohet në një dritë të keqe si një i ri me ngjyrë dhe kjo gjë, sipas tij, e nxit racizmin. Sterlingu ishte protagonist pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Chelseat, pasi që në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video ku shihej se gjatë ndeshjes, Sterlingu ishte abuzuar në baza racore nga tifozët e Chelseat. Për të reaguar ndaj këtij incidenti, ylli i Cityt e ka publikuar një foto të një artikulli të gazetës angleze, DailyMail, në llogarinë e tij në Instagram. Titulli i artikullit ishte: “Futbollisti i ri i Manchester Cityt, 20-vjeçar, që fiton 25 mijë funta, i shpenzon 2.25 milionë funta në një vilë përkundër që nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Premierligës”. Sterlingu e kishte blerë këtë shtëpi për nënën e tij, ngjashëm me bashkëlojtarin e tij, Phil Fodeni. Por, përkundër Sterlingut, Fodeni, i cili i përket racës së bardhë, është lavdëruar për këtë gjest nga mediat. Sipas Sterlingut, ky titull e portretizon atë në një dritë të keqe, duke i lënë mënjanë gjërat e mira që ai i bën. Anglezi e ka quajtur këtë gjë të papranueshme dhe ka kërkuar që gazetat t’u japin të gjithëve mundësi të barabarta, pa marrë parasysh racën. “Unë vetëm dua të them, nuk jam zakonisht lloji i njerëzve që flas shumë, por kur mendoj se kam diçka që duhet të dëgjohet atëherë flas. Sa i përket asaj që është thënë dje gjatë ndeshjes kundër Chelseat, ju mund ta shihni nga reagimi im se vetëm qesha pasi që nuk prita një trajtim më të mirë”, shkruan Sterling në Instagram. “Për shembull, ju i keni dy lojtarë të ri [Sterling dhe Foden] të cilët e kanë filluar karrierën e tyre dhe që të dy luajnë në të njëjtin ekip. Që të dy kanë bërë diçka të mirë, ia kanë blerë nga një shtëpi nënave të tyre, pasi që ato me shumë dashuri i kanë sjellë ata aty ku sot janë”. “Por, shikoni se si e transmetojnë këtë mesazh për një lojtar të ri me ngjyrë dhe pastaj si e bëjnë për një lojtar të bardhë. Mendoj se kjo gjë është e papranueshme, mënyra se si është formuluar”. “Ky djalosh i ri me ngjyrë shikohet në një dritë të keqe dhe kjo gjë e nxit racizmit me sjellje agresive, kështu që për të gjitha gazetat që nuk e kuptojnë pse njerëzit janë racistë, e gjitha që duhet të them është se duhet të mendoni për herë të dytë për raportimin e drejtë dhe t’i ofroni të gjithëve mundësi të barabarta”.
 
View this post on Instagram
 

Good morning I just want to say , I am not normally the person to talk a lot but when I think I need my point to heard I will speak up. Regarding what was said at the Chelsea game as you can see by my reaction I just had to laugh because I don’t expect no better. For example you have two young players starting out there careers both play for the same team, both have done the right thing. Which is buy a new house for there mothers who have put in a lot of time and love into helping them get where they are, but look how the news papers get there message across for the young black player and then for the young white payer. I think this in unacceptable both innocent have not done a thing wrong but just by the way it has been worded. This young black kid is looked at in a bad light. Which helps fuel racism an aggressive behaviour, so for all the news papers that don’t understand why people are racist in this day and age all i have to say is have a second thought about fair publicity an give all players an equal chance.

A post shared by Raheem Sterling x ? (@sterling7) on