AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 15:40

Justifikimi i ARRSH për kompaninë fantazmë, gazetari: Çfarë indicjesh i duhen këtyre syleshëve që shpërndajnë milionat si karamele

Justifikimi i ARRSH për kompaninë fantazmë, gazetari:

ARRSH ka pezulluar ndërtimin e lotit të parë tek Unaza e Re pas publikimit të skandalit lidhur me një prej kompanive, Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar lotin e parë të ndërtimit të segmentit të Unazës së Re me vlerë 18 milion euro.

Por ndonëse pezulloi ndërtimin e këtij loti, ARRSH është munduar të shfajësohet duke pretenduar se nuk kishte ndonjë indicie që vinte në dyshim dokumentet e kompanisë.

“Kur një firmë fantazmë përfiton 18 milion Euro të taksapaguesit shqiptar me letra false dhe identitet të rremë ARSh përgjigjet: "Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak."

ARSh jo vetëm që është përgjegjëse për certifikimin e dokumenteve por në këtë rast del e mpleksur thellë në neglizhencë kriminale, në mos në bashkëpunim në vjedhjen e parave publike.

Çfarë indicjesh i duhen këtyre "syleshëve" që shpërndajnë milionat e eurove si karamele?????!!!! Hetimet duhet të përqendrohen në Tiranë. Pas firmës mashtruese ka doemos zyrtarë hajdutë në nivele të larta... hajdutërie”, shkruan ndërkaq gazetari Blendi Salaj.

Lidhur me këtë ka nisur një hetim nga Prokuroria Shqiptare por edhe nga Amerika.

Kompania “Dunwell Haberman (mëme e DH Albania), ka falsifikuar letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock.