TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria ka kërkuar që Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i arrestuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë.
Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që arrestimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj tij të jepet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.
“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.