AKTUALITET, 9 Prill 2018, 17:23

“Protesta, skenar rus, shumë mirë që nisën procedimet për organizatorët”

“Protesta, skenar rus, shumë mirë që nisën procedimet
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar përfaqësuesit e politikës shqiptare, ndërsa i ka cilësuar ata të shitur, hajdut dhe të degraduar.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ Ngjela theksoi se Rama dhe Berisha janë bërë bashkë ndërsa presin edhe ndihmë nga Rusia. Mes të tjerash avokati është ndalur edhe tek protesta që u zhvillua pak ditë më parë nga qytetarë dhe përfaqësues të opozitës. Ngjela pohoi se tubimi i paligjshëm ishte skemë ruse, ndërsa përkrahu vendimin për procedimin e organizatorëve të protestës.