AKTUALITET, 9 Prill 2018, 15:52

Përmbyset autobusi me udhëtarë në Elbasan, ka të plagosur

Përmbyset autobusi me udhëtarë në Elbasan, ka të

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Sipas raportimeve të para, një minibus udhëtarësh ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në aksin rrugor Elbasan-Qerret.

Policia është sinjalizuar nga pasagjerët dhe disa ambulanca shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër burime nga policia thonë se nga aksidenti nuk ka persona me dëmtime serioze.

“Aksidenti ndodhi në fshatin Sericë ne aksin Elbasan-Qerret, ku një minibus me 25 persona doli nga rruga. Fatmirësisht pa pasoja për jetën e pasagjerëve”, deklaron policia.