TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blogeri i njohur Olti Curri ka shpërthyer në sharje dhe ofendime për autorët e një skeçi, pjesë e emisionit humoristik Al Pazar që ka inskenuar një takim të përfaqësuesve të LGBTI në shkolla.
Blogeri ka shkëputur një pjesë nga skeçi ku “mësuesja” i ulëret përfaqësuesve të LGBTI të dalin jashtë nga shkolla, duke e shoqëruar me komentin më poshtë:
“Sa idiot apo injorant duhet te jete nje skenarist te beje nje skeç te tille…!!!
Skeç komunist, pervers dhe krijuar nga njerez me probleme seksuale alarmante…
Ne shkolla mund te mos kete nevoje per delegate nga LGBT-ja por te rinjte duhet te dine edhe te flasin per diversitetin seksual, rracor, gjinor, karhinor…
Me mire tu flasesh hapur per nje gje qe shoqeria e ka tabu, sesa te shohesh te rinj gjimnazesh qe luajne ne kazino dhe per te lare borxhet bejne prostitucion duke shkuar me meshkuj femra pleq plaka…” shkruan Olti Curri.
Më poshtë video e shkëputur nga skeçi i transmetuar në Vizion Plus.