AKTUALITET, 16 October 2026, 15:59

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së Ekonomisë/ Protestuesit i vënë flakën derës kryesore, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së

Protestuesit, gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, kanë ndaluar pranë Ministrisë së Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën derës kryesore të institucionit. Në përgjigje të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, me një reagim të ashpër ndaj protestuesve.

Për të shuar zjarrin dhe për të zmbrapsur turmën, policia ka përdorur në masë gaz lotsjellës, duke e hedhur në drejtim të protestuesve. Ndërhyrja masive ka bërë që ata të shpërndahen nga hapësira pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve nga kjo zonë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa niveli i përplasjes pranë institucionit vijon të jetë i lartë.

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së

Përshkallëzohen tensionet pranë Ministrisë së