AKTUALITET, 2 Mars 2019, 21:47

Protesta masive në Algjeri, më të mëdha që prej pranverës arabe

Protesta masive në Algjeri, më të mëdha që prej

Protesta masive kanë shpërthyer në Algjeri, kundër planeve të presidentit Abdelaziz Bouteflika për t’u rizgjedhur.

Mijëra njerëz protestuan në mbarë Algjerinë për t’i bërë thirrje presidentit Abdelaziz Bouteflika të largohet nga posti. Këto janë demonstratat më të mëdha anti-qeveritare në vend që prej pranverës arabe që nisi tetë vjet më parë.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por në kryeqytetin Algjer pranë pallatit presidencial pati përleshje midis policisë dhe protestuesve dhe një person humbi jetën.

81-vjeçari pati probleme shëndetësore në vitin 2013 dhe që atëherë është parë rrallë në publik. Njoftimi për rikandidimin e tij shkaktoi pakënaqësi tek algjerianët, që besojnë se ai nuk është më i aftë t’i udhëheqë.