AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 10:16

PROTESTA/ Lulzim Basha mbërrin në selinë blu

PROTESTA/ Lulzim Basha mbërrin në selinë blu

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në Selinë Blu, ku është takuar me simpatizantët që kanë qenë të pranishëm aty. Basha pritet që të marshojë drejt kryeministrisë rreth orës 11:00, i shoqëruar nga një grup të rinjsh.

Zëra thonë se mund të ketë një skenar për djegien e mandateve të deputetëve, ose një skenar të përsëritur të çadrës dhe ngujimit.

punonjësit e Gardës kanë hyrë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, të pajisur me mjaft armatime.

Të gjithë forcat e rendit janë të pajisura me kundragaz. Në lulishten përpara piramidës nuk do të lejohet asnjë makinë policie, dhe as mediat. Punonjës të gardës me snajper janë vendosur në tarracën e kryeministrisë, si dhe në kryesinë e Kuvendit.

Në protestën e sotme do të ketë më pak punonjëse të policisë femra, ndërsa kujtojmë se vetë qeveria Rama do të jetë në qytetin e Vlorës, ku duket se ka përgatitur dhe një antimiting.

Për të marshuar drejt kryeministrisë protestuesit do të mblidhen në disa pika të ndryshme të kryeqytetit. Një grupim protestuesish do të mblidhen tek korpusi.

Një pikë tjetër grumbullimi do të jetë kryqëzimi i 21 dhjetorit dhe zogut të zi. Banorët e Paskuqanit dhe Babrrusë do të bashkohen me ato të njësisë 8 dhe 9 në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.