ai.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur me tensione në Kryebushat nisja e protestuesve të zonës drejt Tiranës. Policia ka ndaluar automjetet dhe ka bërë kontroll. Pasagjerët pretendojnë se po u bëhet presion vetëm për t’u marrë emrat shënim.
“Nuk ke të drejtë, nuk ke të drejtë, e keni zakon ju, e bëni vetëm me marrë emrat shënim”- dëgjohet të thotë një djalë i ri që konfliktohet me policinë.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka theksuar se masiviteti është i paparë.
“Masiviteti është i paparë janë më mijëra qytetarë të Shkodrës që do të vërshojnë drejt Tiranës, sot flasin shqiptarët, sot politika hesht. Pritet ajo që qytetarët e dinë vet, është fjala e tyre, jo e politikës”-tha ai.
ai.