AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 09:46

E FUNDIT/ Ndalohet autobusi me protestues në hyrje të Tiranës, deputetja: Po bëhet presion

E FUNDIT/ Ndalohet autobusi me protestues në hyrje të Tiranës,

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka denoncuar faktin se një prej autobusëve që është duke ardhur në Tiranë nga Lezha, është ndaluar nga ana e policisë në hyrje të Tiranës.

Deputetja pretendon se ndalimi i autobusit është bërë me qëllim për të ushtruar presion ndaj qytetarëve.

Reagimi i Metaliajt:

Ndalohet autobuzi i pare me protestues nga Lezha ne hyrje te Tiranes.

Forcat e policise ndalojne protestuesit per tu bere presion. Askush dhe asgje nuk i ndal dot!

Sipas PD-së drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit:

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë

Qarku Kukës – 4000 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë.