AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 23:19

Në spital me dy plumba në kraharor, dalin pamjet nga plagosja në Fier. Gjashtë të shtëna drejt 52-vjeçarit

Në spital me dy plumba në kraharor, dalin pamjet nga plagosja në

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa minuta më parë në Patos të Fierit, ku një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri, kanë dalë edhe pamjet e mjetit ndaj të cilit u qëllua.

Nga të shtënat, siç duket edhe në foto, xhami i përparmë i makinës është goditur nga 6 plumba dy prej të cilëve kanë përfunduar edhe në kraharorin e drejtuesit të mjetit.

Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari, Edmond Fejzullahu, ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Fierit.

I plagosuri ka mbërritur vetë në spital me makine e tij, ndërsa mësohet se sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.