AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 09:38

FOTO/ “Ke marrë fund”, nga Vlora, Shkodra e Durrësi, ja parullat e protestuesve kundër Ramës

Slogane pikante dhe parulla me mesazhe të forta kanë zgjedhur protestuesit e rretheve sot për protestën e madhe që do të mbahet në orën 11:00 në Tiranë.

“Ky është fundi i hajdutëve”. Këtë slogan kanë gjetur protestuesit vlonjtë të nisur mëngjësin e sotëm nga qyteti i tyre drejt Tiranës për t’i dhënë mesazh Ramës dhe Qeverisë së tij, që sipas tyre nuk i perfaqëson më.

Si e shihni edhe në këtë foto, parulla me një mi me kokën e kapur me çark, është simbolika e tyre për fundit që kanë e duhet të kenë gjithë hajdutët.