AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 20:03

Protesta e Opozitës së Bashkuar, 20 të arrestuar nga policia

Protesta e Opozitës së Bashkuar, 20 të arrestuar nga policia

Pas përfundimit të protestës së Opozitës së Bashkuar, policia ngriti një grup hetimor që po merret me identifikimin e personave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike.

Deri më tani raportohet për 20 persona të arrestuar. Në ditët në vijim policia thotë se do kryejë të tjera shoqërime.