TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 7 protestues janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. I arrestuari është shtetasi Olsi Albarjami, i cili ka qenë ditën e sotme në protestën e opozitës dhe është konfliktuar me disa persona të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë, Albarjami është filmuar teksa ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, dhe më pas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.
29-vjeçari u publikua në rrjetin social Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e etiketoi si ‘narkopolic’, por më pas Berisha e fshiu këtë postim.
Njoftimi i policisë
Ne lidhje me protestën e zhvilluar më datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas kqyrjes së pamjeve filmike , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Olsi Albarjami, 29 vjeç nga Elbasani.
Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si dhe më pas ky shtetas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.
Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.
Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtatë shtetas si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre.
