TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj. Burime të Gazetës Mapo nga Uniformat Blu, bëjnë me dije se do të jenë rreth 1200 efektiv të cilët do të zbresin në terren ditën e nesërme. RENEA, FNSH, forcat e rendit dhe forcat operacionale pritet të vendosen që në orët e para të mëngjesit pranë Kryeministrisë.
Policia do ta mbajë të rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen. Do të jenë disa kordone policore që do vendosen në Bulevard, ndërkohë që nuk do lejohen protestuesit që të dalin në nga krahu I Piramidës.
Në tarracën e Kryeministrisë do të ketë efektiv të cilët do të hedhin gaz lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme.
Policia do të filmojë me kamera të posaçme protestën dhe këto kamera do të vendosen tek Kryesia e Kuvendit, tek kullat dhe te Hotel “Rogner”.