TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohet identiteti i të plagosurit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Personi, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme tek ish-stadiumi "Dinamo" në Tiranë është Enea Keaq, 26 vjeç.
I riu, i cili ka marrë një plumb në këmbë, u transportua në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një sherr i momentit, mes të rinjsh.
"Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të plagosjes si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
