TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën e Koplikut.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Nikola Sokoli.
Ndërkohë që sipas policisë, një person tjetër ka mbetur i plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.