AKTUALITET, 15 Mars 2019, 11:47

Basha: Rama e Dako u kapën duke vjedhur vota, vendi i tyre në burg

Basha: Rama e Dako u kapën duke vjedhur vota, vendi i tyre në burg

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë e pedagogë në qytetin e Durrësit.

Gjatë këtij takimi, Basha ka sulmuar në vendin e tij kryebashkiakun Vangjush Dako.

"Vangjush Dako e ka vendin në burg. Së bashku me Edi Ramën janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Ata janë peng i krimit.

Edi Rama është njeriu që kanalizoi Shqipërinë", tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.