AKTUALITET, 15 Mars 2019, 11:25

Grupi i fajdexhinjve në Shkodër, këshilltari i LSI kaloi me PS 1 vit më parë

Grupi i fajdexhinjve në Shkodër, këshilltari i LSI kaloi me PS 1

Elton Radovani, i akuzuar për përfshirje në grupin e gjobëvënies në Shkodër, njihet si një nga këshilltarët e LSI që kaluan tek PS. Asokohe, problemi për ta ishte influenca ruse tek radhët e frontit opozitar. Mesa duket, halli nuk ka qenë tek influenca ruse, por tek influenca e politikës së brendshme, që gjithsesi nuk ua zgjidhi dot hallin këshilltarëve.

Elton Radovani, këshilltari i Bashkisë së Shkodrës, i akuzuar për përfshirje në grupin e fajdexhinjve në Shkodër, ka qenë personazh mediatik, pikërisht një vit më parë, kur vendosi të kalonte nga LSI tek PS.

Kronika e Top Channel, shpjegon qartë çfarë ndodhi me 4 këshilltarë bashkiakë të LSI, në 22 mars 2018.

Ata u larguan nga LSI, me një arsye që duket shumë e njohur sot, influenca ruse tek fronti opozitar.

Mesa duket halli nuk ka qenë tek influenca ruse, por tek influenca e politikës së brendshme, që gjithsesi nuk ua zgjidhi dot hallin këshilltarëve.

Elton Radovani, djali i ish – prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, është larguar tashmë nga Shqipëria, i detyruar edhe nga kërcënimet që merrte nga grupi i fajdexhinjve ku dyshohet se kishte borxhe.

Kështu, grupi i këshilltarëve të PS në Bashkinë e Shkodrës, ka humbur një anëtar, për arsye emigrimi.