AKTUALITET, 15 Mars 2019, 10:21

Dështon serish gjyqi për Emiljano Shullazin. Gjykata vendos të gjobisë avokaten

Dështon serish gjyqi për Emiljano Shullazin. Gjykata vendos të

Dështon sërish seanca në Gjykatën e Apelit, ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja, ndërsa Gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht dhe të referoi rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.