TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit e protestës së 95-të kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ku kanë vijuar thirrjet për lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqëruar pas përplasjeve të një nate më parë.
Pas marshimit nëpër rrugët e Tiranës, qytetarët janë ndalur pranë komisariatit, ndërsa kanë shprehur solidaritet me personat që mbahen prej rreth 24 orësh në ambientet e policisë.
“Nuk kemi frikë!”, kanë thirrur protestuesit, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur ka qenë: “Lironi çunat, lironi gocat!”
Kujtojmë se pas përplasjeve të një nate më parë te Kryeministria dhe te Komisariati Nr. 3, policia shoqëroi 14 aktivistë dhe qytetarë.
Sipas raportimeve, të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.













