AKTUALITET, 2 September 2026, 17:12

Zjarr në hyrje të fshatit Këllëz në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët përfshinë barishte dhe shkurre.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë në terren, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit dhe duke parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.

Pas përfundimit të operacionit, një grup i shërbimit zjarrfikës do të qëndrojë në vendngjarje për monitorimin e territorit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e një riaktivizimi të mundshëm të flakëve.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të dëmtuar dhe as dëme materiale.