TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të parë në vitet e fundit universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ka njohur një rritje të ndjeshme në regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik. Kjo rritje nisi vitin e kaluar me një diferencë të lehtë ndërsa këtë vit rritja është edhe më e madhe.
Rektorja e universitetit Blerta Dragusha tha se në fazën e parë janë 25% më shumë studentë të regjistruar ndërsa në fazëm e dytë janë 12% ndërsa sot mbyllet faza e tretë. Drejtuesja e universitetit të Shkodrës e cilëson pozitive rritjen e studentëve ndërsa shpreson që të ketë edhe një rritje cilësore.
Po ashtu rektorja Dragusha fton gjithë studentët që të zgjedhin universitetin e Shkodrës si të parin për profesionalizmin dhe mundësitë e mëdha që ofron. Ndërkombëtarizimi mbetet një tjetër pikë e rëndësishme dhe këtë vit të ri akademik pritet regjistrimi i studentlve të parë ndërkombëtar.