AKTUALITET, 2 September 2026, 22:16

Zjarri në Psar/ Arrestohet 75-vjeçari, dyshohet se i vuri flakën tokave për herë të dytë

Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, flakët e të cilit u përhapën në fshatin Psar, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave përreth.

Sipas policisë, kjo ishte hera e dytë që i moshuari dyshohet se ka vendosur zjarre në zonë. Më parë, ai ka qenë i proceduar për zjarrvënie të qëllimshme.