AKTUALITET, 1 August 2026, 22:13

Protesta e 63-të/ Nis marshimi në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ka nisur marshimi në rrugët e kryeqytetit në kuadër të protestës së mbrëmjes së sotme, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Tubimit i është bashkuar edhe diaspora, duke e bërë protestën edhe më masive.

Nën thirrjet "Ju erdhi fundi" dhe "Rama, jep dorëheqjen", protestuesit kanë lënë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të marshuar në rrugët e Tiranës, me synimin për të përcjellë mesazhin e tyre në të gjithë qytetin.

Gjatë protestës është shpalosur edhe një banderolë gjigante me mbishkrimin: "Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar", e cila ka shoqëruar marshimin e pjesëmarrësve.