TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në “Opinion” në News 24, deputetja e PD-së, Grida Duma, ka komentuar ngjarjet e fundit të ngacmimeve seksuale në Kavajë dhe në Malësinë e Madhe.
“Shqipëria është vendi numër një në Evropë që ka dhunën në familje më të lartë. Ne heshtëm, por qeveria shkon dhe nxjerr familjen e vajzes në Kavajë. Në këtë sens politika nuk e ka mbajtur veten të mos përfitojë nga kjo. Unë jam në kontakt me avokatë të familjes në Kavajë dhe më thotë që dhunuesit i bën bashkë fakti se ose kanë pushtet politik ose kanë para", tha Duma.
Sa i takon protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, Duma tha se PD mban përgjegjësi gjithmonë për protestat e veta. Ajo u shpreh e bindur për pjesëmarrjen masive në protestë. Sipas saj, ajo që kërkon opozita është krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.
“Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizimi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”,tha Duma.