TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bën sërish thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama të mos përzihet në punët e Kosovës. Në një prononcim për Klan Plus, Haradinaj tha se lidershipi i Shqipërisë dhe Kosovës është në pozicione të kundërta. Haradinaj tha se Brukseli është i bindur se Rama favorizon ndarjen e kufijve të Kosovës.
Nuk ndihmohet kështu Shqipëria, në Bruksel janë të bindur se Rama po favorizon përmes Batonit e Vuçiçit, një opsion të ndarjes së kufijve. Si mendon ky ti hapë negociatat me Brukselin? Si mendon ta vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në një plan të mirë me BE-në? Aktualisht, ndodhemi në pozita të kundërta, lidershipi i Kosovës dhe i Shqipërisë. Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu.
[playlist type="video" ids="209453"]
Më tej, Haradinaj foli edhe për taksën 100% të vendosur nga Kosova për mallrat që hyjnë nga Serbia. Haradinaj tha se ata që duan t’a heqin këtë taksë duhet t’a largojnë atë si kryeministër.
Me më thonë mua hiqe, të vijnë të bëjnë kryeministër. Eja bëhu kryetar qeverie. Sa të jem unë, kjo taksë nuk hiqet. Mjeshtrit e zgjidhjeve me vizatim të hartave, i kemi pozicionuar sot. S’ka më dilema se çfarë do të bëhet me ne.
[video width="1024" height="634" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/haradinaj-2.mp4"][/video]
Haradinaj theksoi se ndasitë brenda faktorit politik shqiptar jo vetëm kanë konfuzuar Uashingtonin, por edhe kanë përçarë aleatët historikë të Kosovës, SHBA-në dhe BE-në, sa i përket zgjidhjes së problemeve të Kosovës.