AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 14:42

Panuçi i kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani

Gjykata nuk ka pranuar padine e trajnerit te Kombëtares shqiptare, Cristian Panuçi, kunder ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi ate “sharlatan”.

Lajmin e bejne me dije per “Panorama”, mbrojtesit ligjore ne kete perballje te ish-presidentit Nishani.25b32afb-d705-4f70-bc0d-e4a3a51ba07f

“Po padia është rrëzuar. Vendimi është marrë dje për rrëzimin e padisë por ende nuk është zbardhur. Pretendimet e ngritura nga paditësi kanë rezultuar të pabazuara”, eshte shprehur Bujar Nishani ne nje prononcim per “Panorama”.

Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kerkuar nje demshperblim prej 100 mijë eurosh.

gdhb

Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.