AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 14:17

Habit Berlusconi: Italianët janë çmendur!

Habit Berlusconi: Italianët janë çmendur!

Përballë gazetares së njohur BarbaraD’Urso, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i njohur për deklaratat e tij të bujshme nuk ka nguruar të fajësojë italianët për rënien drastike të elektoratit të partisë së tij, Forza Italia.

“Votuesit italianë ia kanë besuar drejtimin e vendit dikujt që nuk ka njohuri, nuk ka punuar e studiuar, si Di Maio dhe të tjerë në poste të larta. Çfarë ka bërë në jetë lideri i Lëvizjes 5 Yjet?”, është shprehur Berluskoni në një intervistën për Canale 5.

Kujtojmë që partia e Berluskonit bashkëpunon në nivel rajonal me Legën e Mateo Salvinit, i cili është në aleancë qeverisëse me Lëvizjen 5 Yjet të Di Maios.