TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, në një dalje për media është shprehur se, kryeministri Edi Rama me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Tiranë–Kamëz, nuk do të bllokojë dot protestën e 16 shkurtit.
Bardhi tha se, Rama duke bllokuar këto akse rrugore nuk do të ndalojë dot protestën e qytetarëve.
“Edi Rama kryeministri më i vetmuar në Europë po bën çdo përpjekje për të ndalur protestën e 16 shkurtit. Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Kamëz mund të ndalojë gjysmën e qytetarëve për të protestuar kundër tij.
Qytetarët duhet të ishin njoftuar disa ditë më parë si raste të tjera. Po paralajmërojmë që tani çdo makineri ndërtimi të mos bëjë asnjë veprim për të penguar lëvizjen.
Edi Rama do jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi. Makinacionet qesharake dhe mjerane nuk do ndalin dot këtë sistem të mallkuar nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh ai.